Mësimi online në universitete, pedagogu: Vendim i vonuar

0 40

Dje Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri, morën vendimin që mësimi në universitete do të bëhet online, të paktën 1 muaj. Pedagogu i Ekonomikut, Mirdaim Axhami foli për efektshmërinë e mësimit online. Ai tregoi se mësimi online ishte një e papritur e madhe pasi i githë stafi pedagogjik ishte përgatitur për rikthimin e pjesshëm në ambientet e universiteteve.

“Vendimarrje e vonuar”, kështu e quajti pedagogu zhvillimin e mësimit online ku përmendi se të gjithë studentët kanë bërë përgatitjet e duhura për t’u zhvendosur në Tiranë ku dhe gjenden universitetet kryesore. Axhami tregoi se ishin marrë masat që mësimi të zhvillohej si online ashtu dhe fizikisht por theksoi se prioriteti i tyre nuk është ky mësimi online dhe se mësimi i marrë në auditore është i pazëvendësueshëm.

Përkundrejt situatës së paraqitur dhe gjendjes që ka shkaktuar pandemia pedagogu pohoi se vendimi do të zbatohet dhe nuk ka asgjë që mund të bëhet në lidhje me këtë.

”Universiteti i Tiranës ka marrë vendim që do të jetë një platformë e unifikuar për gjithë universitetin, janë bërë trajnime për gjithë pedagogët që do të përdorin këtë platformë, janë hapur adresa e-mail-i me domeinin universiteti i tiranës.edu.al për të gjithë studentët e të gjitha grupeve, në të gjitha nivelet dhe ne jemi gati për ta zhvilluar këtë mësim online”,-u shpreh ai.

Për më tepër, ai tha se nga eksperienca që patën vitin e kaluar në semestrin e dytë të vitit akademik përshtatja ishte e shpejtë dhe ndër të tjera apeloi për ta parë situatën me pozitivitet e për të bërë më të mirën e mundshme në këtë sfidë të përbashkët.

Leave A Reply

Your email address will not be published.