Mësimi online/Studentët thirrje ministres Shahini: Kërkojmë anulimin e tarifave

0 344

Pjesëtarët e Lëvizjes për Universitetin, u mblodhën këtë të enjte para Ministrisë së Arsimit, për të shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me mësimin online dhe tarifat e Universitetit. Ronald Qema, një prej studentëve u shpreh se mësimi online është përjashtues.

”Si fillim kemi ardhur këtu të shtrojmë problematikën që mësimi online është përjashtues dhe ta bëjmë të qartë këtë përpara Ministrisë, se shumë studentë janë pezulluar për shkak të mundësive ekonomike, duke mos marrë pjesë në procesin mësimor dhe kjo është pezulluar ndonjëherë me mungesa nga pedagogë të ndryshëm. Pikërisht kjo ka qenë një ndër kërkesat tona që këto mungesa që merren të mos jenë të vlefshme pasi është penalizuese. Kërkesë tjetër është anulimi i tarifave për vitin akademik sepse nuk ka sens që ne të paguajmë për mësime online që gjysma e studentëve pothuajse nuk arrijnë që ti përvetësojnë dhe nuk kanë mundësi që ti ndjekin. Edhe kur kemi qenë në auditore tarifat kane qenë shumë të larta dhe të papërballueshme për studentët. Sidomos në këtë situatë ku jemi në një krizë edhe ekonomike pas kësaj që ndodhi, duhet të kuptojnë që familjet shqiptare nuk është se i kanë ato mundësi ekonomike që të pagujnë tarifa në këtë situate”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.