Mësoni kur është koha e duhur për të marrë zink

0 339

Për rëndësinë e vitaminës C, D dhe zinkut kemi folur gjatë në një artikull të mëparshëm. Sot do të ndalemi tek ky i fundit, për të mësuar njëherë e mirë se kur është momenti më i mirë për ta konsumuar.

Zinku është një mineral që zakonisht u shtohet suplementeve dhe produkteve të tjera të kujdesit shëndetësor që kanë për qëllim të rrisin sistemin tuaj imunitar. Kjo sepse zinku është thelbësor për funksionimin e sistemit imunitar. Zinku është i nevojshëm për zhvillimin dhe komunikimin e qelizave imune dhe luan një rol të rëndësishëm në përgjigjen inflamatore. Studime të shumta zbulojnë se suplementet e zinkut mund të mbrojnë nga infeksionet e traktit respirator si ftohja e zakonshme.

Kryesisht, zinku gjëndet në ushqime të tilla si pula, humusi, kikirikët dhe sipas mjekëve, një pjesë e mirë e njerëzve që kanë një dietë ushqimore të balancuar dhe marrin rregullisht multivitamina, i rekomandohet ta konsumojnë çdo ditë. Gjithsesi, sa herë është e nevojshme marrja e suplementeve të tilla, duhet të dini që është shumë e rëndësishme ta pini siç duhet.

Koha e duhur për ta marrë është dy orë para ushqimit, shoqëruar me një gotë uji të plotë, që suplementi ta kryejë siç duhet funksionin e tij në forcimin e imunitetit. Nëse keni vënë re që ndjeni rëndesë në stomak kur merrni zink pa ngrënë asgjë, konsumoni diçka për të parandaluar shqetësime të tilla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.