Meta: Garantimi i zgjedhjeve të lira, kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë

0 353

Pas takimit me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre edhe kreu i delegacionit te BE, Luigi Soreca, Presidenti Ilir Meta përmes një statusi në rrjete sociale, shkruan se i’u ka përcjellë disa nga shqetësimet për plotësimin e 6 kushteve të BE. “U përcolla disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimin tim të vendosur, për plotësimin e 6 kushteve të BE, realizimi i të cilave do të jetë përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane”, shkruan Meta.

Postimi i plotë i Metës

Kënaqësi të takohesha sot me Ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përpara publikimit të afërt të Raportit të Progresit për Shqipërinë.

U përcolla disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimin tim të vendosur, për plotësimin e 6 kushteve të BE, realizimi i të cilave do të jetë përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane.

Theksova se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Paprekshmëria e frymës dhe gërmës së Marrëveshjes së 5 Qershorit është e vetmja mënyrë për të ecur në këtë drejtim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.