Meta: Kallzim penal kundër Ardian Dvoranit

50

Kreu i shtetit, Ilir Meta, në një konferencë të jashtëzakonshme njoftoi se ka paditur penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë Ardian Dvorani.

Presidenti Ilir Meta njoftoi se veprimet e Dvoranit kanë krijuar pasojë shumë të rëndë duke cenuar legjitimitetin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti Meta deklaroi se pjesë e padisë janë të gjitha aktet e KED për dy vitet e fundit, ku ka shkelje disiplinore, por edhe vepra të qarta penale.

Dëshiroj t’ju bëj me dije vendimin tim si presidenti dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal, si presidenti i republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kallëzim në Gjykatën e Lartë.

E akuzoj për këto vepra penale:

1- Shpërdorim detyre neni 248 kodit penal

2 -Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.

Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kallëzim përpara Prokurorisë”,- deklaroi kreu i shtetit.

(Lajmi në përditësim…)

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.