Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza”: Ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë

0 288

Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin që zgjat afatin e koncensionit të aeroportit “Nënë Tereza”. Në një komunikim me mediat, kreu i Shtetit tha se ky ligj i ri është antikushtetues, shkel interesin e publikut dhe është mbajtur i fshehtë nga sytë e qytetarëve.

“Kuvendi ka ratifikuar ndryshimin e marrëveshjes se koncesionit mes Këshillit të Ministrave dhe shoqërisë koncesionare “Tirana International Airport” për ndërtimin, vënien në punë të aeroportit “Nënë Tereza”. Ky ligj ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë por dhe të korrupsionit. Korrupsioni legjislativ është kthyer në mjet të mbulimi të përfitimeve klienteliste, ku për çdo përfitim të dhuruar miratojnë një ligj për ta miratuar.

Vendimmarrja e ndjekur nga Ministria e Financave, Infrastrukturës, Qeveria dhe Kuvendi për shtesën arbitrare të koncensionit është kryer në kundërshtim të rregullave të shtetit shqiptar dhe në dëm të interesit të qytetarëve. Kjo kontratë është mbajtur e fshehtë ndaj publikut. Akoma në faqen e Kuvendit nuk është publikuar kjo shtesë kontrate”, u shpreh presidenti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.