Meta-Kushtetueses: Jam frymëzuar nga Rama

0 223

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në faqen zyrtare të presidencës përgjigjet mbi 72 pyetjet që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i drejtuan atij gjatë shqyrtimit të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit. Një nga pyetjet që i është bërë Metës është dhe ajo për gjuhën e përdorur ndaj funksionarëve publike. Presidenti ka deklaruar se është frymëzuar nga vetë Edi Rama.

Kuvendi pretendon se në dalje publike ka patur fyerje ndaj personave me funksione publike. A pranohet ky fakt?

Përgjigje: Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama. Faktet shumë të rënda publike lidhur me këtë gjenden në qëndrimin e dorëzuar që prej datës 1 korrik 2021, duke filluar që nga vendosja e Posterave të mëdhenj publik vendosur në akset kombëtare të vendit, nga Kryeqyteti, deri në qytete të tjera, ashtu si dhe në aktivitetet politike elektorale të Kryeministrit, i cili me video, foto, fjalë, ka fyer haptazi dhe publikisht Presidentin e Republikës. Këto fakte janë të njohura prej të gjithë shqiptarëve. Për këtë pyetje, kemi dhënë sqarime shteruese, edhe në përgjigje të pyetjes me nr. 2, të relatorit. Është me rëndësi që edhe Gjykata të rishohë dhe tre video ku shfaqen thirrje fyese dhe sulmuese të kryeministrit ndaj Presidentit në disa mitingje/aktivitete. Bashkëlidhur këtij materiali gjeni videot përkatëse në format CD.

Leave A Reply

Your email address will not be published.