Meta me studentët në Vlorë: Të bëjmë çdo përpjekje që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen në atdhe

0 163

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot një grup studentësh të Universitetit të Vlorë. Në komunikimin me të rinjtë, kreu i shtetit u shpreh se politika dhe institucionet duhet të dëgjojnë zërin e të rinjve.

Presidenti shton se e gjithë shoqëria duhet të bëjë çdo përpjekje për tu dhënë mundësi të rinjve të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Kënaqësi të nisja sot ditën, me një bashkëbisedim të ngrohtë në Vlorë me studentë të këtij qyteti, të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit. Ndamë shumë ide të çmuara për domosdoshmërinë e angazhimit të tyre energjik, në të gjitha fushat e jetës, për t’i dhënë Vlorës shkëlqimin dhe krenarinë e merituar. Të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t’ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë”,- shprehet kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Leave A Reply

Your email address will not be published.