Meta: Një grup i strukturual kriminal ka dërguar mesazhe fyese gjoja në emrin e Presidentit. Mos e hiqni vëmendjen nga zgjedhjet

0 324

Kreu i shtetit, Ilir Meta kërkoi sot nga politika dhe media që të mos largojnë vëmendjen nga procesi zgjedhor. Në një konferencë për mediat, Meta tha se procesi zgjedhor nuk ka përfunduar, pasi pas numërimit është procesi i ankimimit në gjithë institucionet.

“Është mjaft e rëndësishme që të hetohet çdo fletë e pavlefshme. Është normale që një qytetar nuk shkon të votojë, por nëse dikush shkon të votojë, rri me orë në radhë dhe vota e tij del e pavlefshme, kjo është e pafalshme”,- tha Presidenti Meta. Kreu i Shtetit u kërkoi ndjesë qytetarëve, teksa foli për mesazhe fyese të dërguara sipas tij nga një grup i strukturuar kriminal, në emër të kreut të Shtetit.

“Së pari dua tu kërkoj ndjesë gjithë qytetarëve të cilëve një grup i strukturuar kriminal u ka dërguar mesazhe fyese gjoja në emër të Presidentit të Republikës, të cilat janë konfirmuar nga disa personalitete publike por edhe të njohur të presidentit. Lidhur me këtë skandal ku një grup kriminal keqpërdor të dhënat personale të presidentit për të shantazhuar qytetarët, i kam drejtuar kompanisë Vodafone një kërkesë teknike. Shumë shpejt do të nisim procedurat ligjore. Edhe ju gazetarët se mos merrni ndonjë mesash nga Presidenti Republikës, që ka marrëdhëniet më korrekte me gazetarët”, tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.