Meta për Bashën e Ramën: Koha e ndeshjeve të shitura do përfundojë

0 208

Presidenti Ilir Meta në një konferencë të mbajtur ditën e sotme u shpreh se ka një dëshirë të partive politike për ta përfshirë në garë në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit por ai theksoi se nuk ka marrë pjesë në asnjë garë zgjedhore në kohën që ka qenë President.

Ndër të tjera Meta u shpreh se në zgjedhjet më të afërta që i takojnë zgjedhjet e përgjithshme lokale do të rikthehet dhe do të përballet me koalicionin Bravo-Brava që sipas tij janë kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Sipas tij koha e “ndeshjeve të shitura pa përfunduar do përfundojnë”.

 “Shoh një dëshirë për të më përfshirë në një garë apo për të më paraqitur si të përfshirë në garat e mëparshme, unë nuk kam mundësi as që të votoj në këto zgjedhje, se jam në Tiranë, siç do marrë fund koha e gallatave në ekonomi, ajo gjuhë që përdoret për të marrë ishullin e vetëm jashtë kontrollit, ajo është gjuhë e përditshme, prandaj shumë biznesmen largohen nga vendi, kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa përfunduar, as kam marrë pjesë në garë gjatë kohës që kam qenë president, por meqë më duan të më përfshij në, po i paralajmëroj qetësisht, se janë shqetësuar se kam recituar, do marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e largëta 1 vit që janë zgjedhjet lokale, koalicionet bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe e di teatër luftën e korrupsionit, do i recitoj poezinë, e shefit te  ketij koalicioni “Ina, Ina…” mbas zgjedhjeve meqë u mërzitën për Korçën”, tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.