Meta për borxhin publik: Ekonomia s’mund të lihet në dorën e aventurierëve, koha e gallatës ka marrë fund

0 209

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas apelit të bërë nga ekspertët e ekonomisë drejtuar qeverisë që kjo e fundit të ulë taksat dhe të ndalojë koncensionet e reja.

Meta i ka bërë sërish thirrje Kuvendit dhe institucionet financiare që të bëjnë një vlerësim real të borxhit publik.

Në një postim në Facebook, Meta thotë se niveli i këtij borxhi është shqetësues ndaj kërkon një vlerësim transparent edhe për detyrimet aktuale të Shqipërisë.

 “E përshëndes reagimin e përgjegjshëm dhe profesional të ekspertëve vendas të ekonomisë për nivelin tepër shqetësues të borxhit publik.

Duke vlerësuar situatën kritike, për të parandaluar një humnerë ekonomike e financiare, si dhe drama të mëtejshme sociale, përsëris thirrjen drejtuar Kuvendit dhe institucioneve financiare vendase dhe të huaja, për të bërë sa më parë një vlerësim real dhe transparent të borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe ato të pritshme të Republikës së Shqipërisë.”– shkruan Presidenti.

Ai shprehet se ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që sipas tij duan që të falimentojnë Shqipërinë.

Kreu i shtetit thekson se, koha e gallatës me ekonominë dhe taksat e shqiptarëve ka marrë fund: “Koha e gallatës me ekonominë dhe taksat e shqiptarëve duhet të marrë fund! Ekonomia nuk mund të lihet më në dorën e aventurierëve, që duan të falimentojnë Shqipërinë!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.