Meta publikon çfarë ka thënë më 5 maj 2013: Koha t’i lërë mashtrimet ordinere, pa 5 qershorin s’ka Integrim

0 337

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer një përgjigje origjinale të gjithë atyre që gjatë këtyre ditëve të përplasjes së tij me Edi Ramën e kanë pyetur mbi arsyen se pse në vitin 2013 ai vendosi të bënte koalicion me PS-në, në kohën kur Meta drejtonte LSI-në. Përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe pamjet e fjalimit të tij të 5 majit të 7 viteve më parë, ku Meta shprehet se arsyeja e vetme e koalicionit ishte miratimi i tre ligjeve të famshme për integrimin, që Edi Rama i kishte bllokuar në emër të kreut të këshillit të Qarkut të Fierit në atë kohë.

Reagimi i plotë i Presidentit Meta

Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.

Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:

Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro

Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro

Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash. 🇦🇱🇪🇺

Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.