Meta publikon fjalimin e Reganit në Berlin: Të mbrojmë vlerat e lirisë

114

Gjermania dhe gjithë vendet perëndimore përkujtojnë sot 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që shënoi nisjen e rrëzimit të sistemit komunist në gjithë Europën Lindore.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook fjalimin e Presidentit të SHBA, Ronald Regan, i cili vlerësohet si fjalimi që i parapriu rënies së Murit dhe nisjes së ndryshimeve që përfshinë vendet komuniste, mes tyre edhe Shqipërinë.

Në mesazhin e tij, Presidenti Ilir Meta shprehet se sot është koha të kujtojmë se vlerat e lirisë dhe të drejtave të njeriut duhen mbrojtur, që shoqëritë të mos kthehen pas në kohë.

Rikthimi 30 vjet më parë, i lirisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në gjysmën e shtypur të Europës, na kujton sot se duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këto vlera për të mos u kthyer kurrë më në ato kohë!”,- shprehet Presidenti Ilir Meta.

Fjalimi historik i Ronald Regan në 1987: Zoti Gorbaçov! Rrëzojeni këtë mur!

Presidenti i SHBA-ve, Ronald Regan në 12 qershor 1987 vizitoi Gjermaninë dhe mbajti një fjalim historik para qytetarë të Berlinit Perëndimor. Foltorja e Presidentit të SHBA u vendos para Murit të Berlinit, që ndante Gjermaninë mes komunizmit dhe botës perendimore dhe pas tij ndodhej porta e Brandenburgut. Në këtë fjalim, Regani apeloi përpara 30 vjetësh ish-shefin e partisë komuniste sovjetike Mihail Gorbaçov me fjalinë e famshme: “Zoti Gorbaçov! Rrëzojeni këtë mur!”. Në atë kohë, shumë autoritete e konsideruan si utopi, madje si ironi, këtë thirrje të Reganit. Por vetëm dy vjet më vonë muri ra vërtetë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.