Meta publikon FOTON e 35 viteve më parë dhe pret Ferid Berberin, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes

0 298

Presidenti Ilir Meta thotë se është rikthyer sot 35 vite pas në kohë, ku ka ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë të bukur të jetës me Profesorin e tij të dashur, Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha e shumë të tjerë. Teksa publikon foto nga momenti i takimit në Presidencë, kreu i shtetit ka publikuar dhe një fotografi të 35 viteve më parë, kohë kur ai ishte pjesë e mundjes shqiptare.

Postimi i plotë

I lumtur sot të kthehesha 35 vite pas në kohë për të ndarë kujtime të jashtëzakonshme për një periudhë shumë të bukur të jetës sime, me Profesorin tim të dashur, Ferid Berberi, ish-trajnerin e madh të peshëngritjes së Ekipit Kombëtar e Dinamos dhe të kampionëve Aleksandër Kondo, Agron Haxhihyseni, Ardian Kokonozi, Muharrem Berisha  e shumë të tjerë.

Pas arratisjes së Aleksandër Kondos, ishte Profesor Berberi i cili më tërhoqi në magjinë e peshëngritjes dhe më edukoi me shumë pasion e dashuri me vlerat më të mira sportive.

E falendëroj veçanërisht për këtë foto të bukur që më solli sot gjatë stërvitjes me dy miqtë e mi, dinamovitin Bashkim Mullai dhe Ardian Kokonozi, apo siç e quanim të gjithë Poku, Kampion i Ballkanit.

Përjetë mirënjohës Profesorit të dashur që me shumë profesionalizëm, pasion e përkushtim përgatiti denjësisht shumë kampionë të peshëngritjes shqiptare, duke mbetur një shembull i çmuar dhe përherë frymëzues i gjeneratave të tëra sportistësh në rrugën e suksesit dhe të fitoreve. Falë tij edhe unë jam stërvitur për të qenë përherë në superformë për të ngritur vetëm pesha të rënda!

Leave A Reply

Your email address will not be published.