Meta, Rama dhe Ruçi nderojnë dëshmorët

0 435

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi zhvilluan një ceremoni të përbashkët nderimi në Varrezat e Dëshmorëve. “Për shkak të pandemisë dhe kufizimeve është e pamundur që të shkëmbejmë nga afër përshëndetje me familjet e dëshmoreve, me veteranët. I përshëndes prej këtu, ku prehen figura të shquar të luftës nacional çlirimtare. Kjo është dita e dëshmorëve, e heronjve, e martirëve që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë, të cilët na ftojnë me sakrificën e tyre më sublime që mos të bëhemi mendjelehtë dhe te marrim lirinë dhe pavarësinë si të dhëna përgjithmonë”,-u shpreh Presidenti Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.