Meta uron nënat e gratë shqiptare për “8 Marsin”: Jeni gjysma më e mirë e shoqërisë sonë: Të bëjmë realitet ëndrrat tuaja

0 39

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh për të gjitha nënat, gratë e vajzat shqiptare, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kreu i Shtetit shkruan në “Facebook” se vajzat, gratë dhe nënat shqiptare janë gjysma më e mirë e familjes dhe shoqërisë sonë.

Mesazhi i Metës:

Një urim të përzemërt për më të shtrenjtat, gjysmën më të mirë të familjes dhe shoqërisë tonë, për vajzat, gratë dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!
Mirënjohje të veçantë për rolin tuaj të pazëvendësueshëm për edukimin e fëmijëve dhe për sakrificat e panumërta që bëni çdo ditë për familjen, duke e mbrojtur dhe lartësuar vlerat e saj.

Të bashkojmë përpjekjet tona për të bërë realitet ëndrrat tuaja në planin personal dhe ato për familjet dhe fëmijët, që të mos hasni pengesa e kufizime në rrugën drejt arritjeve të reja. Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i gruas shqiptare do ta bëjë vendin edhe më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të lumtur.
Jeni bukuria, energjia, vitaliteti dhe forca e Shqipërisë!

(BalkanWeb)

Leave A Reply

Your email address will not be published.