Meta: Venecia i dha të drejtë Presidentit. Kuvendi është një partiak

0 31

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dalë në një komunikim me gazetarët, ku fillimisht përshëndeti Komisionin e Venecias për mbështetjen që i dha institucionit të Presidentit në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese por tha se shumica socialiste u tregua e pabesë, pasi pranoi në Kuvend vetëm dekretin duke u tërhequr nga heqja e kompetencave për betimin e gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër, kreu i shtetit tha se nuk ndodhi e njëjta gjë me betimin e gjyqtarëve të lartë, prokurorëve dhe prokurorëve të SPAK, duke ia hequr.

”Dje Kuvendi u soll shumë ndryshe për ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kuvendi dje preku në mënyrë të pabesë ligjet e Reformës në Drejtësi. Kuvendi i hoq të drejtën Presidentit për tu betuar tek President dhe anëtarëve të SPAK. Kuvendi një partiak i ndau dje gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në tre kategori. Me këtë ligj është cënuar integriteti i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Po kështu Parlamenti një partiak ka ndarë në dy pjesë dhe anëtarët e SPAK”.

Presidenti tha ndër të tjera se çdo prekje e Kushtetutës nga një parlament jo kushtetues, do të marrë përgjigjen e merituar.

”Po ashtu kam takuar dhe Bashën dhe e kam falenderuar për qëndrimin e tij dhe e kam nxitur që të mos bien pre e presioneve dhe të mos largohen nga tryeza e Këshillit Politik. Për sa i përket qëndrimeve të njëanshme e kam bërë shumë të qartë, por nuk dua të flas se nuk dua të mendoj se dikush mund ta marrë iniciativën dhe të ndryshojë kushtetutën në këtë mënyrë. Tani është koha për të reflektuar dhe të mos cënohet 5 Qershori, pasi prek integrimin e Shqipërisë”.

Cili do jetë roli i Presidentit të Republikës në zgjedhjet e ardhshme?

Presidenti nuk merr pjesë në zgjedhje. Sot është 24 korrik dhe është 3 vjetori i ceremonisë së fillimit të detyrës. Presidenti do marrë masat e tij kushtetuese, ligjore, do ketë shumë akte në këtë drejtim do jetë transparence dhe do ketë disa task-forca dhe roli i Presidentit do jetë shumë ndryshme.

Zoti President, ju e quajtët një fitore dekretin e 2 marsit. Por maxhoranca ka thënë se do krijoj mekanizma zhbllokues në Kushtetutë.

Çdo prekje e Kushtetutës nga një parlament jo kushtetues është një përpjekje për të asgjësuar rendin kushtetues, por do marrë përgjigjen e merituar.

A është me dy standarde deklarata juaj për parlamentin ilegjitim.

Se nuk e keni të qartë ju. Kur parlamenti që vepron në përputhje me Kushtetutën është legjitim, ku vepron ndryshe nuk është legjitim.

LIVE – Komunikimi javor me mediat

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 24. Juli 2020

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.