Meta: Venecia tregoi se kush janë shkelësit e Kushtetutës dhe abuzuesit me ligjet

0 306

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në një konferencë për mediat se Komisioni i Venecias ka sqaruar gjithë arsyet dhe fajtorët e përplasjes institucionale për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Kërkojë vetëm pak minuta kohë për të sqaruar sipas Venecias, jo sipas Presidentit të Republikës, se cilat kanë qenë qëndrimet e Presidentit në raport me Kushtetutën dhe ligjet. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se shkaku i përplasjes ishin qëndrimet e ish-kryetarit të KED, Ardian Dvorani. Komisioni i Venecias thotë qartë se dërgimi i listave dhe procedura e ndjekur ishin në kundërshtim me ligjin”.

Kreu i Shtetit shtoi se Komisioni i Venecias ka vënë në dukje dhe mungesën e transparencës në mbledhjet e saj dhe në procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.