Meta: Vlerësoj qëndrimet e opozitës, shtimi i testimeve një kërkesë e drejtë

0 20

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar qëndrimet e partive të opozitës gjatë pandemisë. Në një intervistë për televizionin “TVT”, u shpreh se rrija e numri të testimeve ka qenë një kërkesë e drejtë.

“Vlerësoj se opozita kanë qenë mjaft aktive gjatë kësaj kohe dhe kanë dhënë mendimet e tyre, madje kanë respektuar kufizimet. Pra asnjëherë nuk i kanë kundërshtuar kufizimet si masë mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve. Kërkesa e tyre për shtimin e testimeve ka qenë një kërkesë tërësisht e drejtë. Sa i përket pretendimeve të tyre për çështjen e tenderave, gjykoj se fjalën për këtë duhet ta thotë drejtësia”,- tha kreu i shtetit.

Presidenti deklaroi se institucionet duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit, gjatë situatës së pandemisë. Meta tha se “jemi në një situatë të vështirë të një fatkeqësie, që duhet përballuar me masa të përgjegjshme dhe efikase, me një balancë midis shëndetit publik dhe mbrojtjes së ekonomisë kombëtare e të qytetarëve shqiptarë. Të bëhen përpjekje më të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit të tyre që rrezikojnë të humbasin vendet e punës”.

Gjithashtu, kreu i shtetit komentoi dhe ndryshimet në Kodin Penal. Ai u shpreh se “nuk ka patur asgjë anti-kushtetuese në këto ndryshime të miratuara në Kodin Penal, përkundrazi ka patur një boshllëk. Unë besoj që ato dispozita të ndryshuara që janë miratuar me propozim të Presidentit të Republikës janë me standardet më të avancuara europiane, veçanërisht krahasuar me ato daneze”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.