Meta vlerëson piktorin ikonograf Josif Droboniku, i jep titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”

0 28

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka akorduar titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” piktorit ikonograf dhe një prej mozaciistëve më të talentuar Josif Droboniku.

Meta shkruan se krijimtaria e tij e pasur artistike, veprat e papërsëritshme monumentale, mozaikët dhe afresket, nga fasada e Muzeut Historik dhe Katedralja Ortodokse në Tiranë, në sheshin “Skënderbej” Shkup dhe deri në trevat arbëreshe, flasin për talentin e jashtëzakonshëm, pasionin dhe përkushtimin e tij për artin shqiptar.

“Në praninë e shumë personaliteteve të arteve të bukura, pata kënaqësinë të vlerësoja një prej piktorëve ikonografë dhe mozaicistëve më të talentuar, të paharruarin Josif Droboniku.

Krijimtaria e tij e pasur artistike, veprat e papërsëritshme monumentale, mozaikët dhe afresket, nga fasada e Muzeut Historik dhe Katedralja Ortodokse në Tiranë, në sheshin ‘Skënderbej’ Shkup dhe deri në trevat arbëreshe, flasin për talentin e jashtëzakonshëm, pasionin dhe përkushtimin e tij për artin shqiptar.

Me mirënjohje për aftësitë e rralla krijuese shumëplanëshe, si dhe për kontributet e vyera të dhëna në fushën e pikturës, veçanërisht në ringjalljen e artit tradicional monumental kishtar, i akordova të paharruarit Josif Drobonikut, Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’”, shprehet Presidenti Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.