Michelle Obama: Vuaj nga depresioni

0 24

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, flet mbi ndryshimet që familja e saj dhe të tjera familje, u është dashur të përballen si rezultat i pandemisë nga Covid-19. ”Unë e di që po përballem me një lloj depresioni të gradës së ulët. Jo vetëm për shkak të karantinës, por për shkak të mosmarrëveshjeve raciste dhe thjesht duke parë këtë administratë, duke parë hipokrizinë e saj, ditë për ditë është shqetësuese”. (referuar administratës së Donald Trump).

Ajo shprehet se e ka ndjerë ndikimin dhe në gjumin e saj dhe se zgjohet në mes të natës, sepse shqetësohet për diçka, ose ka një rëndim. ”Unë kam kaluar ato rënie dhe ngritje emocionale që mendoj se të gjithë i ndjejnë, ku thjesht nuk e ndjen veten dhe ndonjëherë…ka patur një javë apo më shumë, ku unë duhej të dorëzohesha në këto emocione dhe mos të isha aq e ashpër me veten”.

Për protestat “Black Lives Matter” dhe trazirat e vazhdueshme që kanë pllakosur vendin, thotë se gjithashtu kanë ndikuar në gjendjen e saj shpirtërore. ”Më duhet të them, që të zgjohem me lajme se si administrata ka reaguar ose jo, me lajmet se si një njeri me ngjyrë po dehumanizohet, po lëndohet e vritet dhe po akuzohet padrejtësisht për diçka, është e lodhshme. Më ka bërë të ndjej një peshë, që nuk e kam ndjerë prej kohësh në jetën time”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.