Mike Pence ”tradhton” Trump për Biden, ja vendimi befasues

0 359

Zv/presidenti amerikan, Mike Pence ka vendosur të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden, ndryshe nga shefi i tij, Donald Trump që nuk do të marrë pjesë, duke thyer kështu traditën e vjetër. Pence nuk iu përgjigj thirrjes së presidentit aktual, Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin votave të Kolegjit Elektoral nga ana e Kongresit.

Një turmë mbështetësish të dhunshëm të Trumpit, sulmuan Kongresin të mërkurën në përpjekje për të ndaluar procedurën e certifikimit. Nga trazirat mbetën pesë persona të vdekur. Presidenti i zgjedhur, Biden, në fillim të javës tha se Pence do të ishte i mirëpritur në betimin e tij zyrtar më 20 janar.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se demokratët do të fillonin procesin e shkarkimit nëse Donald Trump nuk jep dorëheqjen. Ajo i bëri thirrje Pence që të thirret në Amendamentin e 25-të të Kushtetutës, i cili i lejon kabinetit qeveritar të heq presidentin nga detyra. Por, Pence nuk ka folur publikisht për këtë temë. New York Times njoftoi të enjten se ai ishte kundër kësaj mase, e cila nuk është përdorur kurrë më parë në historinë e SHBA-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.