Mike Pompeo në Konferencën Antisemitizëm, Yuri Kim: Pres me padurim fjalimin e tij

0 255

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo do të marrë pjesë në Konferencën Ballkanike Antisemitizëm që do të organizohet nga Shqipëria më datën 28 tetor.

Ambasadorja e SHBA shprehet në një postim në rrjetet sociale, se pret me padurim fjalën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili pritet të flasë për antisemitizmin. Ajo shton se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë si asnjë shtet tjetër në Europë, duke dhënë shembull të mirë.

“Në pritje të fjalimit kryesor të Sekretarit Mike Pompeo në Forumin Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, që do të organizohet nga Shqipëria më 28 tetor, shtet që mbronte hebrenjtë, kur askush tjetër nuk do të bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore e që votoi unanimisht në Parlament sot për të miratuar”, shkruan Kim.

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një Forum Ballkanik për Luftën kundër Antisemitizmit. Forumi do të organizohet nga Parlamenti i Shqipërisë më 28 tetor në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit (CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.