Miliona banorë të këtij shteti s’kanë dëgjuar asgjë për Covid-19

0 330

Bota është pothuajse e prekur nga Covid-19 dhe prej muajsh po jetojnë me këtë regjim të ri social por prisni. Ka edhe nga ata që nuk dinë gjë për Covid-19. Po, po është e vërtetë. Ndërprerja e internetit një vit më parë e izoloi virtualisht kombin e Myanmar-it. Aktivistë të të Drejtave të Njeriut po i kushtojnë rëndësi rrezikshmërisë që po sjell ndërprerja e internetit për banorët.

Myanmar është një komb në Azinë Juglindore në kufi me Indinë, Bangladeshin, Kinën, Laos dhe Tajlandën dhe ka një popullsi prej 53.71 milionë banorë.

Interneti u ndërpre në qershor të vitit të kaluar për shkak të luftimeve të ushtrisë së vendit me një pakicë etnike.  Paçka mungesës së informacionit, Covid-19 është i përhapur në disa qytete dhe numërohen më shumë se 293 raste me njerëz të infektuar.

Organizatat ndërkombëtare theksojnë se po shkelen të drejtat themelore të njeriut dhe se banorët janë të rrezikuar për shkak se nuk kanë asnjë informacion se si të kujdesen për veten në mënyrë që të mbrohen nga Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.