Milo: “Hilja” që fshihet pas listave të hapura të Ramës

0 371

Kreu i PDS-së, Paskal Milo ka folur për formulën për hapjen parimisht të listave të paraqitur nga Partia Socialiste. Nga ana tjetër, Milo thotë se PS-ja ka kundërshtuar me forcë hapjen e listave, për të mbërritur sot në një formulë që mes rreshtash që i shërben interesave të partisë.

”Unë nuk e kuptoj pse ndërkombëtarët po heshtin. Deklarata e ambasadorit britanik ishte diplomatike. Duhen deklarata të drejtpërdrejta. Me qëndrimet që po mbajnë këto ditë, duket që po e lënë në rrjedhje të lirë ose ndoshta do ndërhyjnë në momentin e fundit dhe pastaj bëhen ndryshime brenda natës. Unë mendoj që ndoshta ambasadorët po mbajnë këë qëndrim sepse presin ODHIR të flasë në emër të gjithëve. Para disa muajsh listat e hapura nuk i kërkonte askush nga dy partitë e mëdha ndërsa PS i kundërshtonte me forcë. U duk sikur bënë një kthesë por ishte me hile. Ishte për të ardhur te kjo formulë që ka paraqitur tani Partia Socialiste”, tha Milo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.