Ministeriali i NATO-s, Xhaçka: Aleanca rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global

0 377

Këtë të mërkurë është mbajtur online takimi i parë i ministerialit të Mbrojtjes të Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cili ishte parashikuar të zhvillohej në Tiranë, por për shkak të koronavirusit u anulua. Në takimin i cili do të zhvillohet edhe nesër mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila në fjalën e saj vlerësoi rolin e NATO-s, si vendimtar në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës.

“NATO dhe përpjekjet e kombinuara të vendeve tona sjellin ndryshim të madh në jetën e popujve. Propozoj fokus të veçantë të axhendës së NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës. NATO e bashkuar dhe solidare është përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të Aleancës”.

Ministrja tha se Shqipëria mbështet miratimin dhe zbatimin e Konceptit për Frenimin dhe Mbrojtjen në zonën Euro-Atlantike, ndërsa u shpreh se Shqipëria konfirmon praninë e saj në Kosovë, Afganistan, Letoni. Xhaçka mbylli fjalimin duke thënë se kontributi i burrave dhe grave në uniformë, siguroi që misionet e operacionet të vazhdojnë, pavarësisht Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.