Ministrat europianë të Turizmit: Të hapen kufijtë

0 27

Greqia është mes vendeve të para që rihapet për turizmin, por edhe pjesa tjetër e Evropës nxiton të ringrejë në këmbë sektorin e goditur rëndë.

Ministrat e turizmit të BE-së ranë dakord se do të bënin çdo gjë të mundur për rimëkëmbjen e turizmit. Ministrat mbështetën gjerësisht planet e parashtruara nga Komisioni Evropian, për heqjen e kufizimeve në udhëtime.

Ata u dakordësuan se kufijtë duhet të hapen gradualisht mes të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian, natyrisht duke respektuar rregullat e higjienës e distancimit social.

Ata i kërkuan, gjithashtu, komisionit të krijojë një faqe në internet, ku të ofrohen informacione në kohë reale mbi kufizimet dhe masat në çdo vend të BE-së.

Të hënën, 11 shtete anëtare, mes të cilave Austria, Bullgaria, Kroacia, Gjermania, Italia e Spanja, ranë dakord lidhur më një sërë rregullash që do të lejojnë udhëtimet ndërkufitare, njëkohësisht duke minimizuar rreziqet e infektimit nga Covid-19. Sipas planit, asnjë turist që viziton shtete të huaja anëtare nuk do të vihet në karantinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.