Ministri Ahmetaj i mrekulluar nga rakija: Vetë e bën mo? Rama: Këta të Gjirokastrës të tyren e ruajnë

0 371

Kryeministri Edi Rama, dorëzoi çelësat e banesave të rindërtuara në Farkë, ku batutat nuk munguan. I pranishëm me të ishte edhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Nga dokumentet e hipotekës, biseda rodhi tek rakia, me të cilën u pritën nga i zoti i shtëpisë, ku ministri ishte kurioz, nëse ishte raki bio.

BATUTAT 

Edi Rama: Se rakinë se pimë dot me maskë, po e heqim maskën. Këto dokumentet na ti (gruas), se me burrat s’dihet asnjëherë. Ulu atje (gruas), mbaji mirë. Shyqyr që kemi gratë.

Burri: I ka krijuar Zoti të dyja.

Arben Ahmetaj: E bën vetë rakinë mo se të pyeta, e keni zakon nga zona?

Edi Rama: Peqini? Jo mo….

Kryefamiljari: Pse se kemi ne? Bëjmë ne, raki tajke.

Edi Rama: Shumë e mirë është, se unë se njoh dhe aq mirë, këta të Gjirokastrës e njohin mirë rakinë e të tjerëve, të se të tyren e ruajnë.

Arben Ahmetaj: Aty s’na mbin rrushi, na mbin guri.

Edi Rama: Të tyren e ruajnë për ditë të këqija.

Arben Ahmetaj: E mbajmë poshtë tek qilari.

Leave A Reply

Your email address will not be published.