Ministri i Jashtëm i Italisë, Di Maio mesazh në shqip: Drejt Europës së përbashkuar

0 338

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio mbërriti këtë të premte në Tiranë për firmosjen e marrëveshjes për Krijimin e Komitetit të Përbashkët të Përhershëm mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij, ai tha se Italia mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, dhe se po punohet për nisjen e konferencës së parë.

”Sot kam patur një takim me mikun kryeministrin Edi Rama, me të cilën kemi marrëdhënie të qëndrueshme, kam qenë këtu vitin e kaluar për mbështetje për tërmetin dhe nuk e menduam se një tragjedi do godiste sërish, pandemia. Ne i kemi mirëpritur ndihmat e Shqipërisë në këtë kohë.

Marrëdhëniet tona ekonomike tregtare janë të fuqishme, ne duhet dhe mund të bëjmë dhe më mirë, sot kemi nënshkruar një marrëveshje për një mundësi tregtare për vendet tona, që të zgjidhim pikat kritike. Një aspekt i lidhur me marrëdhëniet tona, është dhe hapja e gjuhës sonë këtu, prandaj shpresojmë të shtrihet kjo në mësim dhënie profesionale. Italia mbështet me bindje reformat e marra nga Tirana. Objektivi është të punojmë për për konferencën e parë.

Me Ramën folëm për pandeminë, vaksinën, investimet që të dalim nga vështirësia që është në rang botëror. Dua ta përfundoj me një fjali për shqiptarët: Drejt Europës së përbashkuar”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.