Ministri i Jashtëm i Italisë: Faleminderit! Kurrë nuk do e harrojmë, Shqipëria e para

0 381

Italia nuk është vetëm. Në luftën e egër me pandeminë e Covid-19, me spitale të tejmbushur dhe me toka që janë kthyer në varreza masive, në ndihmë i kanë ardhur vende jo vetëm nga Europa.

Ministri i jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka falenderuar të gjitha vendet që i kanë ardhur në ndihmë Italisë me staf mjekësor, ku një ndër prej tyre është dhe Shqipëria. Di Maio në një reagim në rrjetet sociale shkruan se ndihma në këto ditë të vështira nuk do të harrohet kurrë.

“Mjekë, infermierë dhe operator të shëndetit publik, po bëjnë turne torturuese gjatë këtyre javëve për të shpëtuar jetë njerëzish. Këta njerëz po pushojnë vetëm pak kohë gjatë darkës dhe pse gjatë ditëve të fundit numri i të prekurve është ulur, por ka ende punë për të bërë”. Një prej vendeve që ka ndihmuar me staf mjekësor është dhe vendi ynë i cili vetëm 2 ditë më parë ka dërguar rreth 60 infermierë në shtetin fqinj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.