Ministri i Jashtëm: Nga 3 qershori, Italia do të rihapet 360 gradë për turistët

0 382

Edhe pse është vendi më i goditur në Europë nga Covid-19, Italia është gati të pres turistët. Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio tha se nga 3 qershori, Italia do të rihapet 360 gradë.

”Përveçse do të jemi në gjendje të lëvizim ndërmjet rajoneve, jemi të gatshëm të mirëpresim qytetarët europianë që duan të kalojnë pushimet e tyre në Itali”. Di Maio tha se ndërkohë është digasteri i tij është duke punuar me qeveritë e vendeve europiane për koordinimin e veprimeve dhe promovimin e turizmit mes vendeve.

Kurse kryeministri Italian Giuseppe Conte, ka thënë se Italia është kundër këtyre lloj marrëveshjeve dhe se BE-ja duhet të ketë një politikë të përbashkët për rihapjen e kufijve.

”Duket se jo vetë Italia dhe Spanja po nxitojnë të rikuperojnë humbjet në sektorin e turizmit. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka deklaruar pas një konference video me dhjetë kolegë evropianë në Berlin, se ishte gati për një rivendosje graduale dhe të koordinuar të lëvizjes së lirë në Evropë dhe se Berlini, duke filluar nga 15 qershori do revokojë dekretin i cili parashikonte udhëtime turistike në Gjermani vetëm nga pak vende kufitare”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.