Ministri i Mbrojtjes ukrainase: Civilët e patrajnuar nuk do të jenë në vijën e parë të luftës!

0 36

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës deklaroi se radhët e sapoformuara të civilëve të patrajnuar që kanë dalë vullnetarë që të marrin armët kundër Rusisë, nuk do të dërgohen në vijën e parë të luftës.

“Ushtria jonë ndalon shumë armiq sepse është e motivuar, e trajnuar mirë dhe e armatosur,” tha ministri i Mbrojtjes Alexei Reznikov në një videomesazh. Ai shtoi se rekrutët duhet të informojnë ushtrinë për vendndodhjen e tyre dhe të mbajnë kontakte me qendrën lokale të rekrutimit.

Mbi 100,000 ukrainas i janë bashkuar deri tani njësisë së mbrojtjes territoriale të vendit, tha ai, duke shtuar se më shumë se 200,000 qytetarë ukrainas janë kthyer nga Evropa për të ofruar ndihmë në luftë.

Reznikov tha gjithashtu se trupat ruse kanë vrarë më shumë civilë sesa anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës. Por këto shifra nuk mund të konfirmohen deri tani.

Leave A Reply

Your email address will not be published.