Ministria e Shëndetësisë: Rekomandojmë mësimin online në shkolla

0 309

Pandemia e Covid-19, vijon që të përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin tonë, dhe Ministria e Shëndetësisë kërkon që të marrë masa të tjerë për të frenuar infektimet. Përveç Universiteteve është kërkuar që edhe shumica e shkollave të nisë mësimin online në mënyrë që të shmangen infektimet e reja, prej datës 1 dhjetor.

”Ashtu si e kemi përsëritur shëndeti juaj dhe i fëmijëve është i pari. Deri tani fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit. Protokollet në shkolla janë zbatuar, por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respirator, pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që ti rekomandojmë ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë”,-tha ministrja.

Referuar analizës së bërë nga OBSH dhe Instituti i Shëndetit Publik, Manastirliu tha se situata paraqitet në një nivel risku të shtuar. Ajo bëri me dije se janë shtuar 270 mjekë dhe infermierë në betejën me COVID, si edhe sot ka mbërritur edhe doza e fundit të vaksinës së gripit.

“Bazuar në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi siguruar vaksinimin falas ndaj gripit për grupet e riskuara për 368 mijë qytetarë dhe sot ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash. Për t’iu përgjigjur nevojave dhe për të mbështetur stafet tona kemi punësuar deri tani 270 profesionistë të shëndetit. OBSH dhe analizën mbi baza dinamike të Institutit të Shëndetit Publik, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar”, tha Manastirliu.

Çfarë parashikon skenari i dytë, pra mësim i alternuar?

Skenari i dytë është që mësimi zhvillohet i kombinuar, një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë. Ora e mësimit do të jetë 25-30 minuta. Mësimi do të zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi është afërsisht 2-3 orë mësimi në javë, të cilat mund të paguhen si orë suplementare. Në këtë skenar nuk ndryshon metodologjia e mësimit. Vlerësimi i nxënësit do të bëhet vetëm gjatë kohës që nxënësi është në klasë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.