Ministrja gjermane në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

0 38

Ministrja Gjermane për Evropën dhe Klimën, Anna Luhrmann, ka deklaruar sot se e ardhmja e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.

Ajo ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare e gjatë konferencës së përbashkët me zv.kryeministrin Ahmetaj ajo theksoi se Tirana duhet të ecë para me reformat.

“Për mua është me rëndësi që pas marrjes së detyrës se si ministre shteti për Europan, doja të çoja një mesazh këtu në Shqipëri. Dua të bëj të qartë se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor e kanë perspektivën në BE. Kjo është në interes të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, por dhe të BE-së e stabilitetit në rajon. Shqipëria ka bërë hapa para. Janë ngritur struktura për përballje me krimin dhe korrupsionin. Zyrtarë të lartë dhe grupe kriminale janë vendosur para bankës së të akuzuarve. Hapat pas do e dëmtonin qartësisht procesin e reformave.” – tha ndër të tjera Luhrmann.

Leave A Reply

Your email address will not be published.