Ministrja Kushi publikon foto nga mësimi online: Mirënjohje për angazhimin e nxënësve dhe mësuesve

0 376

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka publikuar në rrjetet e saj sociale një album me foto gjatë zhvillimit të mësimit “online”, i cili përgjatë kësaj jave do të zhvillohet sipas këtij formati nga të gjithë nxënësit e shkollave të arsimit parauniversitar. Në statusin e saj, Kushi shpreh falënderim e mirënjohje për angazhimin e deritanishëm të nxënësve e mësuesve, si dhe sakrificën e prindërve.

Statusi i plotë

“Momente nga zhvillimi i mësimit “online” gjatë këtyre ditëve, për të cilin falënderoj të gjithë nxënësit dhe mësuesit e angazhuar duke përdorur platformën “Akademi.al”, kanalin e dedikuar “RTSH Shkollë” dhe kanalin “YouTube” të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Njëkohësisht, mirënjohje edhe për çdo prind për sakrificën e treguar në një kohë të tillë që kërkon shumë durim dhe mirëkuptim! Faleminderit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.