Mjekët në Wuhan: Na detyruan që të heshtim, e dinim që Covid-19 është vdekjeprurës. Del filmimi sekret (VIDEO)

0 420

A e dinin mjekët në Wuhan të Kinës që virusi që po përhapej mes tyre me shpejtësi në fund të vitit 2019, do të ishte vdekjeprurës dhe se ishte aq i fuqishëm sa të përhapej në të gjithë botën? Po e dinin. Mjekët në këtë provincë ku shpërtheu Covid-19, janë filmuar fshehurazi, duke pranuar se e dinin se sa i rrezikshëm ishte virusi kur filloi të bënte namin në Wuhan, por thonë se i’u tha që të gënjejnë për këtë.

Mjekët pranojnë se ata dinin për vdekjet nga virusi që në dhjetor 2019, por ishte mesi i janarit para se Kina të informonte për herë të parë OBSH-në për një fatalitet. Kjo vjen në mes të presionit në rritje ndaj Kinës, pasi një panel i mbështetur nga OBSH-ja, tha të hënën se Pekini ishte shumë i ngadaltë për t’iu përgjigjur shpërthimit, disa ditë pasi SHBA-ja publikuan pretendime të reja që sugjeronin se virusi mund të kishte rrjedhur nga një laborator i Wuhan.

”Në të vërtetë, në fund të dhjetorit ose fillim të janarit, i afërmi i dikujt që unë njoh vdiq nga ky virus. Shumë nga ata që jetonin me të ishin gjithashtu të infektuar, duke përfshirë njerëz që njoh”,-tha një mjek. Por një mjek kinez nënvizoi se ”Të gjithë ne menduam se nuk duhet të kishte asnjë dyshim për transmetimin nga njeriu në njeri”.

Të filmuar fshehurazi nga një gazetar, ata pohojnë se ata e dinin më parë se virusi ishte vdekjeprurës. ”Ne e dinim këtë virus të transmetuar nga njeriu në njeri. Kur morëm pjesë në një takim spitali, na thanë të mos flisnim. Udhëheqësit e provincave u thanë spitaleve të mos thoshin të vërtetën”. /R.Sh/

Leave A Reply

Your email address will not be published.