Mjekët vaksinim me listë në stadiumin ”Air Albania”

0 304

Në javën e tretë të janarit pritet të nisë vaksinimi anti-covid. Mësohet se kanë filluar të bëhen listat e mjekëve dhe infermierëve që do të vaksinohen të parët në stadiumin “Air Albania”, por vaksina kërkon kushte shumë specifike si për ruajtjen ashtu edhe në aplikimin e saj.

Vaksina do të kryhet në dy doza, me një distancë prej 21 ditësh nga njëra-tjetra. Por, ndërkohë, ka nga ata që janë skeptikë edhe po kështu a duhet ta bëjnë vaksinën mjekët që e kanë kaluar Covid?

”Duhet ta bëjnë pasi nuk dimë sa është jetëgjatësia e antitrupave ndërkohë qe me vaksinën është e sigurtë. Vaksina është e pastë,r ajo nuk është me virus, por nuk prek ne ADN e njeriut”,-thotë Erida Nelaj, menaxhere e programit kombëtar të vaksinimit në ISHP.

Të parët do të vaksinohen mjek dhe infermier në spitalet Covid, për të vijuar më pas me gjithë të tjerët. Përveç “Air Albania” do të ngrihen edhe dy pika të tjera vaksinimi në Shkodër dhe Vlorë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.