Mjekja: Frenoni marrjen në masë të vitaminave, është e rrezikshme

0 360

Paçka se frika për ti bërë ballë pandemisë së Covid-19, ka bërë që njerëzit të drejtohen drejt farmacive për të marrë vitamina apo dhe ilaçe pa rekomandimin e mjekut për një imunitet sa më të mirë, duhet thënë se vitaminat kanë një masë.

Konsumatorët bombardohen me informacione shëndetësore, duke u thënë atyre se marrja e dozave të larta të disa vitaminave mund të përmirësojë shëndetin e tyre në shumë mënyra. Mjekja Albana Daka, thotë se marrja e tepërt e vitaminave, suplementeve ushqyese mund të jetë e rrezikshme.

“Padyshim që vitaminat janë shumë të rëndësishme për imunitetin, por nuk janë vetëm në këtë kohë të rëndësishme. Imuniteti është armë jonë më e rëndësishme për t’u mbrojtur nga sëmundjet në përgjithësi. Forma më e mirë e marrjes klasike të vitaminave dhe mineraleve është ushqimi. Pra marrja me ushqime është forma ideale. Disa vite më parë, kur ushqimet nuk ishin të procesuara dhe modifikuara, pjesa më e madhe e vitaminave merrej nga ushqimet, mbi 80 përqind. Me kalimin e dekadave dhe me fillimin e fast food-ve ka bërë që ushqimet te jenë të pasura me kalori dhe të varfra në vitamina”,-tha ajo në ”Wake Up”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.