Mjeku: Me rritjen e temperaturave Covid-19 do të dobësohet. Rinia do fitojë

0 23

Covid-19 ka prekur edhe bluzat e bardha në Shqipëri. Njëri prej tyre është edhe mjeku Roland Xhaxho, i cili sot është shëruar. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Vetë mjeku në “Open”, tha se me rritjen e temperaturave ai beson se ky virus do të dobësohet. “Ky virus do të dobësohet. Është shumë i ndjeshëm. Nuk ka studim por me ngrohjen e kohës dhe me rrezatimit e diellit mendoj se do të dobësohet. Të rinjtë duhet të dalin, unë jam i kësaj ideje nëse ka punë të vazhdojë punë por duhen ruajtur të moshuarit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.