Mjeku Nonaj nderon 26 kolegët që humbën jetën: 2021 pritet të jetë viti i triumfit

0 306

Mjeku Blenard Nonaj, ka nderuar përmes një postimi në rrjete sociale, 26 bluzat e bardha që nuk e fituan betejën me Covid-19. Ai thotë se i kujton me dhimbje dhe respekt kolegët që humbën jetën në detyrë, në shërbim të qytetarëve. ”Nderojmë me përulësi veprën e tyre dhe kontributin e pandalur ndër vite në misionin fisnik për t’u shërbyer qytetarëve”,-shkruan ndër të tjera Nonaj.

Postimi i plotë

Teksa 3 ditë na ndajnë nga përfundimi i këtij viti të vështirë, kujtojmë me dhimbje dhe respekt 26 mjekët dhe infermierët, të cilët nuk e fituan dot betejën me Covid-19. Nderojmë me përulësi veprën e tyre dhe kontributin e pandalur ndër vite në misionin fisnik për t’u shërbyer qytetarëve. Ndërsa 2021 pritet të jetë viti i triumfit mbi pandeminë, ata do të na mungojnë sot, nesër, përgjithmonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.