Mjeku: Testet e shpejta janë masa orientuese, nuk e zëvendësojnë tamponin

0 330

Mjeku shqiptar në Gjermani, Alk Shehu thotë se testimi është një ndër shtyllat kryesore të diagnostikimit të këtij virusi. Paçka se në Gjermani situata është ende e qetë, Shehu nënvizon se gatishmëria dhe vigjilenca janë maksimale duke qenë se shifrat e të prekurve me Covid-19 janë gjithnjë në rritje.

”Testimet në Gjermani janë shtuar në mënyrë eksponenciale që nga marsi. Gjermania arrin të bëjë rreth një milion testime në javë dhe testohen jo vetëm personat që janë simptomatik por edhe shumë njerëz në qytete të mëdha të vendit që thjesht kanë dëshirë të testohen dhe duan të dinë rezultatet e tyre. Shumë e rëndësishme është dhe ndjekja e kontakteve të personit, pra nëse një person rezulton pozitiv bëhet një hetim mjaft i thelluar për të parë ku ka qenë personi dhe kë ka takuar jo vetëm 2-3 ditë përpara por 7-10 ditë përpara”,-u shpreh për ”Euronews Albania”.

Sa i përket testeve të shpejta ai i cilësoi si një masë orientuese ama theksoi se duhet bërë testi PCR, pra tamponi që nuk mund të zëvendësohet nga testet e shpejta.“Testet e shpejta këshillohen dhe përdoren më shumë në vendet që nuk kanë mundësi teknike, laboratorike që të bëjnë testet tampon në masë, po ashtu dhe në vende të nivelit të tretë”,-sqaroi Shehu, sipas burimeve të Institutit të Virologjisë Gjermane.

Leave A Reply

Your email address will not be published.