Moderatorja shqiptare: Jam kërcënuar me thikë, agresori ishte… (VIDEO)

0 425

Çështja e ngacmimit seksual është një fenomen mjaft shqetësues. Madje ka ndodhur që edhe personazhet e njohur të ekranit të tregojnë historitë e tyre që kanë rënë pre e ngacmimeve apo provokimeve të ndryshme.

Ditën e sotme, moderatorja e njohur Fjoralba Ponari, ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj të një ngacmimi nën kërcënimin e një thike. E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ajo tregon se ka qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur e kanë sulmuar fizikisht.

”Në të kaluar kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht. Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike. Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoncoja një fantazmë. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”.

Ponari shtoi se i është dashur që të marrë mësime për vetëmbrojtjeje. Ajo tha se kaloi një periudhë shumë të vështirë dhe nuk e imagjinonte dot se si do të ndihej nëse i përsëritej një rast i tillë. Fakti që të dy prindërit e saj janë mjekë e ndihmoi shumë që të përballojë traumën psikologjike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.