Moldavia nuk e përballon dot koston e refugjatëve, 2500 ukrainas zhvendosen në Gjermani

0 198

Afro 2500 ukrainas që ndodhen aktualisht në Moldavi, pasi janë larguar nga lufta në atdheun e tyre, do të zhvendosen në ditët në vijim në Gjermani.

Lajmi u bë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme e Moldavisë pas një takimi me ministren gjermane Annalena Bareback në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau.

Që kur Rusia filloi pushtimin ushtarak të Ukrainës më 24 shkurt, më shumë se 270,300 njerëz kanë kaluar në Moldavi, dhe rreth 123,000 refugjatë janë regjistruar në Gjermani deri më tani.

Ministri i Jashtëm i Moldavisë Nicu Popescu tha se lufta dëmton rëndë ekonominë, mirëqenien dhe buxhetin e vendit të tij, pasi eksportet dhe importet që vijnë nga Ukraina kanë prekur shumë tregjet.

“Natyrisht, kjo paqëndrueshmëri rajonale minon aftësinë tonë për të tërhequr investime dhe në këtë kuptim, lufta është një goditje e rëndë për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Moldavisë” , theksoi ministri Popescu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.