Monika Lubonja tregon se si i ka prit vajza partnerët e saj

0 13

Aktorja Monika Lubonja ka qenë në qendër të medias rozë.

Së fundmi ajo ka folur si rrallëherë për jetën personale dhe partnerët e saj pas divorcit.

Monika ishte e ftuar në “Goca dhe Gra” ku u shpreh se për të ka qenë shumë e lehtë të shijojë jetën pas divorcit pasi ka patur mbështetjen e familjes së saj dhe për më tepër të vajzës ndryshe nga shumë gra në vendin tonë.

“Unë isha rritur me një familje shumë të emancipuar. Divorci im nga familja nuk u prit keq. Më përkrahën. Tea ishte 4 vjeç kur u divorcova dhe isha në kulmin tim dhe opinioni ishte i frikshëm. Vitet e para zgjodha të jem edhe grua edhe baba por nuk u largova nga familja ime sepse doja që Tea të kishte prezencën e një mashkulli. Nuk doja të rrinim vetëm në një shtëpi. Këtu isha pak fanatike,”-tha Monika.

Ndërkohë ajo ka deklaruar gjithashtu se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën kështu që nuk e ka patur problem që t’ia prezantonte partnerët e saj.

“Për shumë kohë nuk solla partner në jetën e Teas sepse nuk arrita të gjeja atë që nesër pasnesër të ishte prap me ne. I kam prezantuar partnerët Teas. Ka qenë ekuilibër shumë i mirë, sepse ajo në fund ka dashur që të jem unë e lumtur. Më ka thënë “Bujrum, hajde, por bëje për veten tënde jo për mua”. Më ka ardhur keq që Tea ka parë lot në sytë e mi në kohën e një lidhjeje dhe ajo e vuante këtë. Dhe më thoshte se ‘nëse ti mendon se jam unë pengesa nuk jam’. Lotët e mi kanë qenë nga rrethana të ndryshëm.” -tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.