Morëm 650 mln euro borxh, Rama e quan sukses

0 357

Kryeministri Edi Rama ndihet i lehtësuar pas emetimit të eurobondit, ku Shqipëria arriti të marrë në tregjet ndërkombëtare eurobondin me vlerë 650 milionë euro me një normë interesi prej 3.65% dhe afat maturimi 7 vjeçar. Rama e quajti “sukses të jashtëzakonshëm” dhe “një vlerësim për librin e llogarive të një shteti të besueshëm”

Kreu i qeverisë, shtoi ndër të tjera se eurobondi është “bazë që përfundimisht konsolidon planin tonë të ri kombëtar “Shqipëria 2030” dhe nuk la pa komentuar akuzat e PD-së. “Në formën e një fluturumi të një balone tabake PD flet për gëzim pse morëm borxh, ndërkohë që duhet të hidhëroheshin, por nuk është kështu është e kundërta. Ne kemi marrë konfirmim nga tregjet, që në radhë të parë na bën një vend të besueshëm në raport me institucionet financiare ndërkombëtare dhe na jep mundësi të zgjerojmë bazën e financimit të ekonomisë. Për ata që thonë hë mo se borxh morët çdo njeri e di se nuk mjafton të duash të marrësh borxh por të gjesh dhe atë që të jep borxhin dhe kjo bazohet në dokumente”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.