Mori hak për gjakun e babait, gjykata jep vendimin për 17-vjeçarin

0 168

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 17-vjeçarin Florian Përvathi që vrau për hakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj. I mituri ka vrarë para shtëpisë së tij 62-vjeçarin që ishte dhe vëllai i autorit që në 2009 i kishte vrarë me armë babanë.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në fshatin Manati të Lezhës, ku menjëherë adoleshenti është vetëdorëzuar në polici ku ka rrëfyer krimin, ndërsa ende edhe sot nuk ka shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë.

Përvathi akuzohet për  “Vrasja për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 78/a, 278/1 dhe 280 te K.Penal.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.