Mos e besoni po deshët! Shtëpia e Bardhë ka një kopësht frutash dhe perimesh

0 25

Michel Obama, që kur mësoi se do të bëhej Zonja e Parë e SHBA, nisi të mendojë për një kopësht frutash dhe perimesh në qendrën e ardhshme presidenciale “Obama”. Kjo hapësirë ​​e gjallë vazhdon edhe sot punën, që zonja Obama e filloi në Shtëpinë e Bardhë. Kopshti që ajo mbolli në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë ndezi një debat kombëtar në Amerikë rreth ushqimit që hanë atje dhe si të krijojnë një jetë më të shëndetshme për familjet.

Por kopshti i zonjës Obama nuk ishte i pari që u shfaq në Shtëpinë e Bardhë. Dekada më parë, Eleanor Roosevelt mbolli një kopsht fitoreje gjatë Luftës së Dytë Botërore si simbol për të inkurajuar familjet që të rritnin ushqimin e tyre në mbështetje të përpjekjeve të luftës.

Ky është vetëm një nga shembujt e shumtë se si zonja Roosevelt e kuptoi me të vërtetë madhësinë e statusit të saj. Duke ripërcaktuar rolin e zonjës së parë, ajo ishte një aktiviste, gazetare, mësuese, diplomate dhe politikëbërëse. Si një kampione e hapur dhe progresive e të drejtave të grave dhe civile, zonja Roosevelt madje u bë arkitekte e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Kjo ishte arsyeja pse kopshti i frutave dhe perimeve në qendrën presidenciale “Obama” u emërua më pas “Eleanor Roosevelt”. Falë bujarisë së anëtarit të bordit të Fondacionit Obama, Connie Ballmer dhe bashkëshortit të saj Steven Ballmer, ky emërim i nderuar lidh përgjithmonë trashëgiminë e dy Zonjave të Para novatore.

Me shtretër mbjelljeje, një zonë pikniku dhe një klasë kopshti dhe kuzhine mësimore për punëtori praktike, kopshti është një hapësirë ​​e ngrohtë, mikpritëse dhe e lulëzuar, ku farat e mbjella për herë të parë aty vazhdojnë të rriten.

Disa nga perimet e rritura aty përfshijnë rukolën, koriandër, domate, speca djegës, qepë, spinaq, lakër jeshile, manaferra, shalqi, marule etj. Në fakt, që nga viti 1800, në oborrin e Shtëpisë së Bardhë ekziston një kopsht ku mbillen perime.

Presidenti i dytë i SHBA, John Adams dhe zonja e parë Abigail Adams, kishin rritur frutat dhe perimet aty për të ushqyer familjen e tyre, në vend që të blinin prodhime në tregun lokal. Një praktikë që e vijuan më pas edhe president të tjerë të Amerikës, me zonjat e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.