“Mos ma drejto mua automatikun”, Rama bën të qajë fëmijën

0 42

Kryeministri, Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme në Krujë dhe Thumanë, ku vizitoi familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

I shoqëruar dhe nga zëvendës-kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Në një moment një fëmijë lë automatikun lodër në tavolinë dhe kryeministri me një ton që fëmijën e bëri të qajë i drejtohet: “Mos ma drejto mua automatikun” .

Djali largohet duke qarë dhe kryeministri kërkon t’ia kthejnë për ta qetësuar por vështirë të qetësosh një fëmijë që e ke prekur me padrejtësi.

Pjesë nga biseda

RamaMos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatik.

DjaliËshtë lodër…

RamaÇ’a lodre mer, si më drejton mua automatikun.

GratëËshtë Bujari vogël ore, e ka lodër.

RamaHajde këtu me mua hajde…!

RamaHajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…

GratëU prek, në nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.

RamaHajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…

Leave A Reply

Your email address will not be published.