Moti i keq i Italisë mbërrin në Shqipëri, meteorologu: Reshje shiu dhe borë përgjatë javës

0 332

Meteorologu Hakil Osmani,  ka dhënë me detaje se është parashikimi i motit në ditët në vijim. A do të ketë dëborë në fundvit? Një opsion i tillë, sipas meteorologut nuk përjashtohet, edhe pse është ende herët për të dalë në një përfundim. Ai shtoi se ky muaj do të jetë kryesisht i lagësht.

“Pritet që nga orët e mbrëmjes së ditës së sotme dhe nesër do jenë me reshje shiu me intensitet mesatar, në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore, kryesisht në verilindje, por pjesa e dytë e ditës së hënë sjellë një përmirësim në zonat perëndimore dhe më pas në të gjithë vendin. Dita e martë sjell kryesisht një mot të qëndrueshëm, kurse e mërkura dhe enjtja sjellin shira me intesitet mesatar, ndërsa në zona malore do të ketë reshje të pakta bore. E premtja dhe fundjava do të sjellë një përmirësim. Mëngjesi i ditës së hënë, pritet të ketë reshje me intesitet mesatar, kryesisht në zonën në zonën Perëndimore”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.