Moti i vrenjtur, ja si do ndryshojë në orët në vijim

0 35

Paqendrueshmëria e motit që ka përfshirë vendin do të vijojë edhe ditën e premte.

Sinoptikanët e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak thonë se moti parashikohet me i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit.

Nisur nga orët e para të mëngjesit deri në orët e mesditës përgjatë ultësirës perëndimore reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve me rrufe. Aty ku do të krijohen kushtet breshër lokal.

Era do të fryjë nga juglindja dhe veriperëndimi mesatare dhe lokalisht e vrullshme në momentet me shtrëngata. Valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 12 deri 22°C

në zona e ulëta 14 deri 27°C

në zona bregdetare 16 deri 27°C

Leave A Reply

Your email address will not be published.